Ndeshja mes Kastriotit dhe Kosovës së Vushtrrisë në hendboll solli një përleshje mes tifozërive të dy palëve. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, 30 persona janë përfshirë në një rrahje, teksa tre prej tyre mbetën të lënduar.
Sfida finale e hendbollit në konkurrencën e femrave mes Kastriotit dhe Kosovës së Vushtrrisë solli një përleshje mes tifozëve të të dyja skuadrave.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 16:05 afër palestrës ‘Karagaçi’ në Pejë, rreth 30 tifozë janë përleshur mes vete.
Nga kjo përleshje, tre prej tifozëve: Launor.I.(1994), Vesel Th.(1986dhe Ahmet H.(1990), të tre nga Komuna e Ferizajt, kanë marrë lëndime.
Policia njoftoi se ka arrestuar 12 të dyshuar, teksa gjashtë prej tyre janë ndalur me urdhër të Prokurorit të Shtetit.