Home SHËNDETËSI Rreziqet shëndetësore që lidhen me plastikën

Rreziqet shëndetësore që lidhen me plastikën

plastikeKëto janë disa nga rreziqet që lidhen me përdorimin e plastikës:

Polietileni, përbërës i shumë prodhimeve plastike, të cilat përfshijnë qese plastike, shishe e gota njëpërdorimëshe, çamçakëz dhe lodra, besohet të jetë kancerogjen.

Disa shishe uji plastike përmbajnë Bisefenol A, një përbërës që mendohet se shkakton kancer, dëmton sistemin imunitar që çon në zhvillimin e një puberteti të hershëm dhe ndihmon në shkaktimin e obezitetit dhe diabetit.

Polistireni, lloj plastike që përdoret për të prodhuar artikuj polisteroli poroz, si gota dhe pjata njëpërdorimshme besohet se futet në trupin e njeriut me anë të ushqimit dhe akumulohet në indet yndyrore. Ai mund të shkaktojë irritim në sy, hundë dhe fyt.

Etilini tetrafluorit, përbërësi plastik që përdoret për prodhimin e enëve jongjitëse për gatim, mund të irritojë sytë, hundët dhe të shkaktojë probleme të frymëmarrjes.

Akriliku i përdorur për prodhimin e rrobave, lenteve të kontaktit, protezave, ngjitësve të ndryshëm, produktet që përdoren për përgatitjen e ushqimit, pelenave, pecetave higjienike, gjithashtu edhe produkte të tjera, mund të shkaktojnë të përziera, të vjella, diarre, vështirësi të frymëmarrjes dhe dhimbje koke.

Klorur polivinili, një lloj plastike e përdorur në paketim, kontenierë, artikuj kozmetikë dhe për shërbime të ndryshme, lidhet me zanafillën e kancerit, lindjes dhe kushteve gjenetike. Ai gjithashtu mund të shkaktojë sëmundje të lëkurës, bronkit, shurdhim dhe probleme me shikimin, si dhe probleme me tretjen dhe mëlçinë.

Ftalatesi, i pranishëm në emulsione, bojëra, këpucë dhe lodra, midis tyre dhe në produkte të tjera, është i lidhur me çrregullimet hormonale, çështjet e zhvillimit mendor, kancerin, masat e reduktuara të spermës, sterilitetin dhe imunitetin e dobët.

Previous articleMënyrat për të përdorur limonin
Next articleDafina: Jam single!