Home SHOWBIZ Rrihen motrat Kardashian

Rrihen motrat Kardashian

Khloe Kardashian edhe një herë e ka treguar forcën e saj karshi motrave. Kësaj radhe Khloe e ka sulmuar motrën e saj të madhe Kourtney të cilën e ka mbështetur për divan dhe nuk e ka lejuar për sa kohë të lëvizë.

Rrahja e Khloe dhe Kourtney Kardashian është bërë e ditur përmes një video incizimi i cili po qarkullon nëpër rrjete sociale ku dy motrat shihen duke u rrahur me njëra tjetrën. E këtë video e ka postuar edhe motra e tyre Kendel Jener në faqen e saj zyrtare në ‘Instagram’, ndërsa pranë videos ka shkruar.

“Mos ia zini për të madhe Khloe-t”. Ndryshe Khloe nuk ka shumë kohë që është ndarë nga bashkëshorti i saj dhe për herë të parë tani ka folur për këtë. “Kjo është më e keqja që mund të ju ndodhë. Nuk është aspak ‘fer’ ajo çka më ka ndodhur mua. Nuk ia dëshiroj askujt të kalojë atë që unë e kam përjetuar”, ka thënë ajo në një intervistë duke shtuar.

“Është e tmerrshme kur i jepni të gjitha nga vetja dhe ajo nuk mjafton”, kishte deklaruar ish bashkëshortja e Lamar Odom i cili për Khloe-n ka thënë që do të jetë gjithmonë bashkëshortja e tij pavarësisht ndodhive.

Previous articleDeputetët kanë “frikë” nga Tribunali i drejtësisë
Next articleFIFA sot e nesër flet për Kosovën