Home SPORT Rriten çmimet e biletave për miqësoren me Turqinë

Rriten çmimet e biletave për miqësoren me Turqinë

Ndeshja e dytë miqësore e Kosovës në arenën ndërkombëtare do të kushtojë më shumë për xhepat e tifozëve.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), pritet të nxjerrë në shitje biletat për takimin me Turqinë për takimin e 21 Majit që do të zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës.

Sipas informacioneve, biletat për këtë ndeshje do të dalin në treg 2 deri në 3 ditë përpara sfidës dhe e veçanta është se do kushtojnë më shumë se biletat e ndeshjes së parë kundër Haitit.

Çmimi maksimal i një bilete në miqësoren Kosovë-Turqi do të shkojë deri në 20 euro, ndërsa shuma zbret sipas sektorëve të stadiumit “Adem Jashari”.

Ndërkohë, në shitje kanë dalë biletat e takimit miqësor Kosovë-Senegal që do të luhet në 25 maj në stadiumin e Gjenevës.

Kundër kombëtares afrikane, kombëtarja e drejtuar nga Albert Bunjaku do të zhvillojë edhe ndeshjen e parë jashtë kufijve të vendit.

Previous articlePaquet: MSA-ja ofron mbështetje për reformat
Next articleJa si Clooney i propozoi martesë të dashurës…