Rrjepja e lëkurës tingëllon si një mënyrë brutale për të zbukuruar veten, por përpara metodave me lazer, ekzistonin disa klinika kozmetike që e aplikonin këtë mënyrë. Tani ky fenomen po rikthehet.
Procedura konsiston në aplikimin e një locioni acidi në fytyrë, të cilin teksa lëkura e thith, një shtresë e saj rripet duke i dhënë mundësinë shfaqjes së një shtrese më të re lëkure.
Me sa duket është mënyra më e thjeshtë për të një rregullim të shpejtë dhe pa operacion. Megjithatë rrjepja e lëkurës nuk është pa efekte anësore.
Procesi jo vetëm që është i dhimbshëm dhe shkakton irritim në fytyrë, por në duart e gabuara mund të lërë shenja të pashlyeshme. Gjithashtu lidhet edhe me rrezikun nga prekja e atakut në zemër.