Home SHOWBIZ Sabri Fejzullahu e ‘’Stupcat’’ – bashkë?

Sabri Fejzullahu e ‘’Stupcat’’ – bashkë?

Sabri Fejzullahi sot njihet vetëm si këngëtar, por dikur ka qenë tejet i afirmuar edhe si humorist. Sabriu, ka luajtur në shumë skeqe, bile një kohë ishte i angazhuar vetëm në humor.

Pas lufte, Fejzullahu i’u përkushtua denjësisht këngës dhe la prapa dashurinë e tij për aktrimin. Shumë njerëz sot e kësaj dite i kujtojnë skeqet me batuta të tij. Fejzullahu, ende e ruan dellin për humor, të cilin e shfaq masivisht kur është me djemtë e formacionit humoristik ‘’Stupcat’’. Këta të fundit janë shpesh nën shoqërinë e Fejzullahut, pasi u bie të kenë mbrëmje argëtuese bashkë.

Persona të ndryshëm të estrades pohojnë se kur ‘’Stupcat’’ dhe Sabriu janë bashkë, përherë ka show.

Kolegët disa herë i kanë sygjeruar ata që të bëjnë diçka bashkë. Në anën tjeter edhe njerëz të thjeshtë e shprehin këtë dëshirë.

Ja çfarë thonë:

Haxhi Noshaj: Me të vërtetë legjenda jeni.
Shkurte Behrami: Më të mirët jeni, po rrallë po ju shohim
Adem Kurtishi: Bëni bre diçka bashkë, se besoni që ka ardhur koha. Kemi nevojë për humor më cilësor. 

Previous articleBleona Qeretin në “qese plastike”
Next articleZgjidhet pas 4000 vjetësh misteri i ndërtimit të piramidave egjiptiane