Home LAJME Sabri Hamiti në krye të burgosurve politik në Podujevë

Sabri Hamiti në krye të burgosurve politik në Podujevë

Shoqata e të Burgosurve Politik në Podujevë ka vendosur që Sabri Hamiti t’i përfaqësojë në të ardhmen. Ata kanë zgjedhur si kryetar Hamitin, derisa kanë zgjedhur edhe kryesinë e re nëntë anëtarëshe.

Gjatë një Kuvendi të rregullt, ata miratuan raportin e punës brenda dy kuvendeve dhe njëherit u miratuan dokumente që i përkasin kësaj shoqate.

Në fund shoqata i shprehi mirënjohjen dhe konsideratën për punën dhe aktivitetin kombëtar ish të burgosurit politik dhe njëri ndër organizatorët e demonstratave të vitit 1968, Hakif Sheholli, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë.

Previous articleArta Bajrami – patriote
Next articleNehat Llovca dhe Muhamet Sejdiu tregojnë se çfarë ndodhi në aeroplanin e linjës Cyrih-Prishtinë