Home SPORT Sagna pret të largohet nga Arsenali

Sagna pret të largohet nga Arsenali

Mbrojtësi i Arsenalit, Bacary Sagna, ka pranuar se ai nuk pret që të mbetet në Emirates stadium përtej fundit të këtij sezoni.

Mbrojtësi i djathtë del jashtë kontrate në qershor, me Topçinjtë që i kanë ofruar francezit një rinovim 100 mijë euro në javë, por Sagna dëshiron që të largohet nga klubi.

“Unë jam jashtë kontrate, të gjithë e dinë. Unë e konsideroj edne veten lojtar të Arsenalit”.

“Kam pasur problem që të pajtohem me kontratën e klubit dhe nuk mendoj se do të qëndroj te Arsenali në fund të sezonit. është një sezon i përzier, ne filluam shumë mirë, por ne kemi mundur të bëjmë më mirë. Lëndimet na bënë problem. Në këtë nivel, nuk të falen”, u shpreh Sagna.

Previous articleKinë, bie muri nga reshjet, 18 viktima
Next articleSimeone po e ndryshon futbollin