Home LAJME Salihu: Tribunali do të gjykojë edhe krimet e pasluftës

Salihu: Tribunali do të gjykojë edhe krimet e pasluftës

Themelimi i paralajmëruar i një Tribunali për të gjykuar krimet e kryera në Kosovë, po ndodh për shkak të neglizhencës dhe mosgatishmërisë së institucioneve tona të drejtësisë. Kështu të paktën thotë Ismet Salihu, profesor i së drejtës penale.

“Ky tribunal, ashtu siç shkruan edhe në Projektstatutit do të merret me krimet e luftës, por do të merret edhe me krimet ordinere, krimet e kryera pas luftës, sidomos me vrasjet e pazbuluara, të cilat, siç dihet, janë me motive politike”, ka thënë profesor Salihu.

“Tribunali do të merret edhe me krimet si vepra penale kundër sistemit të drejtësisë, me rastet e vrasjeve të dëshmitarëve, me rastet e kërcënimit dhe të frikësimet të dëshmitarëve, por do të merret edhe me krimet, siç është korrupsioni etj”, tha ai.

Në një intervistë për “Botapress” profesor Salihu ka folur edhe për dështimin në sistemin e drejtësisë, të policisë dhe të prokurorisë në Kosovë. /Botapress/

Previous articleMiranda Kerr zhvishet në mes të ftohtit
Next articleKomunave veriore nuk u lejohet neutraliteti