Samsung sjell telefonin e saj Z1 në Tizen OS

m-euml-n-euml-fund-samsung-sjell-telefonin-e-saj-z1-n-euml-tizen-os_hd

Pas shtyerjeve të shumta që nga vitit 2013, Samsung përfundimisht e ka prezantuar modelin e saj të ri të telefonit që bazohet në sistemin e saj operativ Tizen OS, Z1. Modeli i shumë përfolur i telefonit të Samsung fillimisht është lansuar në Indi për një çmim të volitshëm që arrin në 92 dollarë.

Samsung ka thënë se sistemi i saj operativ Tizen ofron një performancë të mirë dhe ristartim të shpejtë, ndërsa Z1 ofron procesorin 1.2GHz dual-core, 768 MB RAM, dhe 4GB memorie të brendshme, e cila mund të zgjerohet deri në 64GB.

Telefoni ofron ekranin me 4-inç në 800×480 piksel, kamerën e pasme me 3.1MP dhe kamerën e përparme me 640×480 si dhe baterinë me 1,500mAh.

Z1 do të ofrojë qasje në përmbajtjen lokale, përkatësisht 270,000 këngë dhe 80 TV kanale direkte, nga shërbimi i saj Club Samsung.

Top