Home SPORT Sanchez drejt Juventusit

Sanchez drejt Juventusit

Futbollisti kilian i Barcelonës, Alexis Sanchez, si duket do të largohet nga gjiganti katalunas. Ish-futbollisti i Udineses, është duke u përfolur shumë për një kalim të mundshëm tek Juventus, pasi drejtuesit bardh e zi janë duke menduar të përforcohen për edicionin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Sipas ‘Mundo Deportivos’, Sanchez në fund të stinorit do të largohet sigurt nga ‘Camp Nou’, dhe shuma që skuadra torineze do t’i shpenzojë për të është rreth 25 milionë euro. Për shërbimet e tij interesim ka shprehur edhe Liverpool, Arsenal, Inter dhe Napoli.

Previous articleGjykata e imponuar!
Next articleJanjiq e di: Në Kosovë 200 të dyshimtë për krime lufte!