Home SPORT Seedorf: Nuk mendojmë për renditjen tabelera

Seedorf: Nuk mendojmë për renditjen tabelera

Clarence Seedorf thotë se ai do të shikojë tabelën e Serie A vetëm në fund të sezonit, pasi Milani me rezultat 1-0 mbrëmë mposhti skuadrën e fundit në tabelë Catanian.

Milani ka shënuar serinë më të mirë në ligë, pas katër fitoreve radhazi, që për të fundit herë është arritur në marsin e vitit të kaluar, kjo falë golit të vetëm të takimit të shënuar nga Riccardo Montolivo.

“Gjithmonë kam thënë se nuk kam shikuar në tabelë, pasi e di situatën tonë, ne kemi ende ndeshje për të luajtur dhe duhet të fokusojmë vëmendjen në to deri në fund të sezonit”.

“Paraqitja ishte e mjaftueshme pasi lojtarët luajtën si ekip, ishin agresivë dhe të vendosur. Ne duhet t’i japim merita edhe Catanis, pasi ata kurrë nuk u dorëzuan.

“Por ne duhet të përmirësohemi, pasi ende nuk jemi mjaft të qetë dhe bëjmë zgjidhje të gabuara. Për shembull, nëse jemi një-përballë-një ne pasojmë se lojtari i cili ka dy përballë”.

“Ne nuk mbajmë kontroll të ndeshjes. Kur kishim posedim për një kohë, ne përfunduam duke goditur, andaj kjo është diçka që duhet ta bëjmë më mirë”, ka thënë Seedorf për Sky Sport Italia.

Previous articleNjë delegacion i Komisionit të jashtëm të Shqipërisë viziton Kosovën
Next articleKuvendi t’i shmanget Këshillit të Sigurimit