Home SPORT Seedorf të kërkojë shpjegim për postimin e Balotellit

Seedorf të kërkojë shpjegim për postimin e Balotellit

Trajneri i Milanit, Clarence Seedorf, pritet të zhvillojë një bisedë të nxehtë me Mario Balotellin për postimin e tij të së dielës.

Vetëm disa orë pas barazimit 1-1 ndaj Lazios, në të cilën Balotelli u inkuadrua nga karrigia e rezervave, sulmuesi shkroi një postim provokues në Twitterin e tij.

“Jeta është plot njerëz mashtrues. Mos u besoni atyre. Vetëm familjes tuaj”, shkruhej në postim.

Gazzetta dello Sport shkruan se deri tash nuk ka një shpjegim për mesazhin, edhe pse mendohet se ai i ishte drejtuar Seedorf.

Balotelli u la në stol pas një paraqitje të dobët në disfatën e Ligës së Kampionëve nga Atletico Madrid. Para barazimit ndaj Lazios, numri dy i Milanit, Mauro Tassotti, konfirmoi se sulmuesi është lënë jashtë formacionit startues për shkak të formës stërvitore. /Telegrafi/

Previous articleUji që e mbush Badocin nga Ujmani, i pijshëm
Next articleWenger kërkon reagim të lojtarëve