Nuri Seferi do t’i kryqëzoj dorëzat me Kampionin e Evropës në WBO, Tamas Lodi. Ky duel do të zhvillohet me 16 maj në Hamburg.
Pas fitores ndaj Gusmyr Perdomon, të cilën e arriti të shtunën e kaluar në në Universal Hall të Berlinit, Nuri Seferi ka siguruar kundërshtarin e radhës.
Boksieri shqiptarë do t’i kryqëzoj dorëzat me Kampionin e Evropës në WBO, Tamas Lodi. Ky duel do të zhvillohet me 16 maj në Hamburg, ka njoftuar boxen.de
Seferi gjatë karrierës si profesionist ka zhvilluar 41 meçe. Ai ka fituar 35 lufta, prej tyre 20 me nokaut. Kurse, ka gjashtë humbje, prej tyre një me nokaut.
Kurse, boksieri hungarez gjatë karrierës ka zhvilluar 15 duele. 24 vjeçari ka 13 fitore, prej tyre 11 me nokaut, derisa ka një humbje me nokaut dhe një barazim.