Home SHOWBIZ Selena Gomez largon nga puna prindërit

Selena Gomez largon nga puna prindërit

Selena Gomez ka bërë një hap “përpara” në karrierën e saj, duke shkarkuar nënën e saj dhe njerkun nga puna e menaxherëve të saj.

Këngëtarja raportohet se ka liruar nga detyra Mandyn dhe Brian Teefey qysh muajin e kaluar, për t’i dhënë shans karrierës së saj të drejtohet nga njerëz më profesionistë.

Prindërit e Selenës kishin qenë nën menaxhim të karrierës së saj që nga fillimi, kur ajo doli në skenë si fëmijë me kompaninë Disney.

Por ajo tash beson se është mjaft e pjekur – dhe mjaft e famshme – për të marrë vetë në duar frenat e saj, duke angazhuar menaxherë profesional.

Ajo shpesh është përplasur me prindërit e saj së fundmi rreth kahes së karrierës – duke mos përmendur edhe lidhjen e saj me Justin Bieber. Megjithatë këngëtarja raportohet se vazhdon të jetë e afërt me ta, pavarësisht se janë të pakënaqur me vendimin e saj.

Previous articleRihanna nxehet – pozon pa brekë (foto)
Next articleAhmeti pezullon 10 zyrtarët komunalë të Prishtinës