Home LAJME Selimi: Ka marrëveshje që FSK të mos shkoj në veri

Selimi: Ka marrëveshje që FSK të mos shkoj në veri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje thotë qeveria po mundohet që të krijoj një përshtypje se opozita po e kundërshton themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

“Më parë, FSK nuk i ka pasur të limituara misionet dhe kapacitetet në ato çfarë i ka sot për shkak se ky nuk ka qenë niveli i kompetencave dhe misionit të FSK’së e sidomos në kapacitetet e armatimit që iu kanë lejuar nuk i ka, pra edhe Forca e Sigurisë së Kosovës ka pasur më shumë autorizime që nuk i luan atë rol sot, ka pasur më shumë autorizime për armatime dhe nuk i ka sot, për shkak të qasjes çfarë e ka pas qeveria ndaj saj dhe për shkak të zgjidhjeve shumë të vogla që kanë dalë nga buxheti të cilin gjithmonë e kemi kundërshtuar”, tha Selimi në emisionin “Interaktiv” të KTV’së.

Ndërkohë, Selimi tha se FSK’ja ia ka parë sherrin marrëveshjeve me Serbinë. Ai tha se ka marrëveshje që FSK të mos shkoj në veri, derisa kjo nuk kërkohet nga ndërkombëtarët me kërkesën e serbëve të veriut, kërkesë kjo e cila sipas tij, nuk do të vije kurrë

“Ka marrëveshje për Forcën e Sigurisë së Kosovës që Forca e Sigurisë së Kosovës të mos e dërgoj asnjë trup dhe asnjë personel atje përderisa kjo nuk do të vije si kërkesë e Asocionit të Komunave me shumicë serbe në veri dhe përderisa kjo nuk do të bëhej edhe me kërkesë të ndërkombëtarëve”, tha Selimi.

Ndërkohë Selimi edhe një herë ka kritikuar vendimin e Kuvendit të Kosovës për Themelimin e Gjykatës Special derisa tha se deputetët që kanë votuar nuk e dinë se çka kanë votuar.

Sa i përket zgjedhjeve Selimi tha se ato do të duhej të mbaheshin pas shkarkimit të qeverisë dhe jo duke u shpërbë Kuvendi.

Previous article​Sulmohen me armë zjarri dy vetura të EULEX’it në veri
Next articleUshqimet që i eliminon aknet