Home LAJME Selimi: Ta votojmë Gjykatën, mos t’bëhemi makusha!

Selimi: Ta votojmë Gjykatën, mos t’bëhemi makusha!

Petrit Selimi ka thënë se imazhi i Kosovës nuk dëmtohet nga Gjykata Speciale, por nëse injorohen këshillat e miqve të jashtëm.

Sipas gazetës Tribuna, zv.ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, e sheh të udhës që deputetët e Kuvendit të Kosovës të vendosin pro krijimit të Gjykatës Speciale për trajtimin e krimeve të supozuara nga UÇK-ja.

“Imazhi i Kosovës do të dëmtohet nëse bëhemi makusha dhe fusim kokën në rërë duke injoruar këshillat e atyre që bombarduan për 3 muaj rresht Serbinë dhe ndihmuan themelimin e shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se duhet këmbëngulur që kjo Gjykatë të krijohet nën kornizën ligjore kosovare dhe njëkohësisht të punohet që ky kapitull të përmbyllet një herë e përgjithmonë.

Selimi ka përkujtuar se Serbia i ka dërguar 10 kërkesa zyrtare që OKB-ja t’i gjykojë kosovarët, mirëpo faktori politik vendës ka arritur që Gjykata Speciale të ketë vendin e saj në kuadër të sistemit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Bashkëpunimi me BE-në, EULEX-in dhe SHBA-të, sipas tij, është shtyllë e orientimit euro-atlantik. Në të kundërtën, siç ka thënë ai, efekti negativ i refuzimit të Kuvendit do të jetë shumë më drastik se vetë themelimi i Gjykatës.

Previous articleBarca vazhdon interesimin për Luiz
Next articleAderon në AKR Naim Maloku