Home SHËNDETËSI Sëmundjet kardiovaskulare mund të zbulohen më herët

Sëmundjet kardiovaskulare mund të zbulohen më herët

Studiuesit britanik janë duke bërë një studim të ri në bashkëpunim me kolegët nga e gjithë Europa, për të identifikuar shenjat e para të ndryshimit fiziologjik në trup, që lidhet me sëmundjet kardiovaskulare.

“Problemi me sëmundjet kardiovaskulare është se ai shpesh zhvillohet pa u vënë re për shumë vite, pastaj ai bëhet një problem serioz”, tha doktor Christian Delles i Insitutit të Shkencave Mjekësore, dhe bashkëpunëtor kyç në projektin që është me vlerë prej 557,000£.

Pavarësisht se sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësit më të mëdhenjë në botën perëndimore, shkaqet për sëmundjet kronore të zemrës, sulmit në zemër, dështimit të zemrës, janë kryesisht të panjohura.

“Të gjithë e dimë se pirja e duhanit, mbi-konsumimi i alkoolit dhe dietat e larta me yndyrë mund të rrisin rrezikun nga zhvillimi i sëmundjeve kardiovaskulare, dhe ne gjithashtu dimë shumë pak për fazat e hershme të sëmundjes, e cila të paktën pjesërisht, mund të shërohet”, tha Delles.

“Aktualisht ndërhyrjet me ilaçe mjekësore janë të bazuara në kontrollin e sëmundjes – për shembull, përmes reduktimit të presionit të lartë të gjakut ose duke përdorur statinë për të ulur kolesterolin në gjak”.

“Megjithatë, në qoftë se ne mund të identifikojmë shenjat e hershme të sëmundjes, ne kemi mundësi që të zhvillojmë një ndërhyrje për të parandaluar atë para se të bëhet një problem serioz”.

“Në mënyrë që të kuptojmë çfarë transformime do të ndodhin në trup gjatë fazave të hershme të sëmundjeve, shkenctarët do të studijojnë nga afër proteinat në gjene të ndryshme dhe do të kërkojnë ndryshime specifike në sëmundje – duke hapur kështu një periudhë të re të mjekësisë së personalizuar”.

Në të ardhmen, sëmundjet kardiovaskulare mund të trajtohen para se të vihen re nga pacienti.Studimi katër vjeçar i titulluar “Sistemet Biologjike për të Identifikuar Objektivat e Sëmundjeve Vaskulare”, është duke u koordinuar nga profesori Burkert Pieske në Unviersitetin Mjekësor të Grazit në Austri.

Previous articlePrishtina fiton në Rumani
Next articleKlepto dhe NRG Band vijnë me këngë të re