Home LAJME Serbët kushtëzojnë privatizimin me bisedimet në Bruksel

Serbët kushtëzojnë privatizimin me bisedimet në Bruksel

Këshilltarët serbë të Shtërpcës kanë votuar të mërkurën disa konkluzione, nëpërmjet të cilave kushtëzojnë privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore në këtë komunë me zhvillimin e bisedimeve në Bruksel midis Kosovës e Serbisë, por edhe me stabilitetin politik në Shtërpcë,

Nëpërmjet një dokumenti që ka 6 pika si konkluzione, shumica serbe në KK, ka kërkuar që procesi i privatizimit në këtë Komunë të shtyhet për një afat të pacaktuar.

Kjo kërkesë fillimisht është iniciuar nga këshilltarët e listës “Srpska” e që më vonë është futur edhe si pikë e veçantë e rendit të ditës, e në votim është përkrahur edhe nga këshilltarët e SLS-së në pushtet.

Previous articleVlora Çitaku: MSA’ja, sinjal për progresin e Kosovës karshi BE’së
Next article​Shpallet Ushtari më i mirë i FSK-së