Home LAJME Serbët me listë unike në zgjedhje

Serbët me listë unike në zgjedhje

Pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit në Kosovë, do të varet nga qëndrimi i Beogradit. Këtë e kanë konfirmuar vetë udhëheqësit e kësaj liste. Ndërkohë që subjektet tjera politike serbe të cilat kanë qenë të përfaqësuara në Kuvend dhe Qeveri, pritet të kandidojnë sërish.

Megjithatë, sinjalet e para tregojnë se Beogradi do të insistojë tek serbët e Kosovës, që ata të konkurrojnë me një listë të vetme në garën e tyre për 10 ulëset në Parlamentin e Kosovës.

Të gjithë ata që do të mbeten jashtë listës, nuk do ta kenë edhe mbështetjen e qeverisë serbe.

Tash për tash, përfaqësuesit serbë nuk “mbajnë inat” për heqjen e vendeve të rezervuara, ngaqë ende shpresojnë që përfaqësimi i tyre në institucione do të rregullohet në të ardhmen përmes procesit negociator të Brukselit.

Kryesuesi i Listës Serbe për Kosovën, Vladeta Kostic, ka deklaruar se koha e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme është shumë e shkurtë, por vendimin rreth pjesëmarrjes ka thënë se do ta publikojë në ditët në vijim.

“Me vetë faktin që tek sot (të enjten) kemi datën e zgjedhjeve, vendimin rreth pjesëmarrjes do të kumtojmë ditëve në vijim pas konsultimeve me organet më të larta”, ka thënë Kostic.

Previous articleBabi i vajzës së rrëmbyer nga terroristët islamik: Ne nuk e dimë se çfarë u bëjnë atyre
Next articleAferdita: Kam gjak shqiptari