Deputeti serb, Petar Miletiq i cili i takon partisë së SLS-së është shprehur i pakënaqur lidhur me vendet e rezervuara por megjithatë do të mbështesin shpërndarjen e Kuvendit.
“Konsiderojmë që mosfunksionimi i Kuvendit na bënë të pakënaqur.
Shpërndjara e Kuvendit i lë minoritetet pa vendet e rezervuara. Qëllimi se pse nuk kemi marrë pjesë në seancë ka qenë që të tërheqim vëmendjen për këtë problem.
Në fund të fjalimit tha se, SLS-ja do të votojë pro shkarkimit të Kuvendit.
“E mbështesim dhe dëshirojmë që këto zgjedhje të jenë fer dhe demokratike” ka thënë Miletiq.