Home LAJME Serbët protestojnë kundër arrestimit të Radicit, ngrenë barrikadë në veri

Serbët protestojnë kundër arrestimit të Radicit, ngrenë barrikadë në veri

Banorë serbë në veri të Kosovës, në shenje proteste për arrestimin e Radovan Radicit në Zhupçë, kanë bllokuar rrugët me vetura.

Pos kësaj, protestuesit serbë kanë filluar të sjellin edhe zhavor për të ngritur një barrikadë, njoftojnë burime ndërkombëtare nga veriu.

Arrestimi i Radova Radicit, i cilit akuzohet për vrasjen e pjesëtarit të ROSU-s Enver Zymberi, në vitin 2011, është bërë sot nga Policia e EULEX-it pas disa përpjekjesh të dështuara.

Sipas informatave, kryetari i Komunës së Zubin Potokut është duke biseduar me protestuesit.

Previous articleAncelotti llogaritë në Ronaldon
Next articleVildane Zeneli tregon gjoksin