Serbët vendosin plisa mbi kokat e Sllobodan Petroviqit dhe Aleksandar Jabllanoviqit

Serbët vendosin plisa mbi kokat e Sllobodan Petroviqit dhe Aleksandar Jabllanoviqit martë, 11 Prill 2017 09:44

Të gjitha muret në veri të Kosovës janë mbushur sot me afishe të deputetit serb, Sllobodan Petroviq, dhe ish-ministrit në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq.

Që të dy janë paraqitur në fotografi me plisa në kokë.

Në mbishkrimin e afisheve shkruan “Ata janë turpi i popullit serb”, “Mustafa është kryeministri im, jo Vuçiq” dhe “I ka premtuar Mustafës se do ta votojë ushtrinë e Kosovës”.