Home LAJME Serbia i mban zgjedhjet në Kosovë, mbikëqyrës OSBE?

Serbia i mban zgjedhjet në Kosovë, mbikëqyrës OSBE?

fotoKryetari i Këshillit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë Milorad Drecun ka deklaruar se më 16 mars në Kosovë Serbia do t’i organizojë zgjedhjet, dhe, siç ka thënë ai , ato do të dëshmojnë se sa shqiptarët në Kosovë janë të gatshëm për bashkëjetesë.
Drecun i ka reaguar sot kështu ndaj deklaratës së zëvendëskryeministres së Kosovës Edita Tahiri e cila ka thënë se Serbia nuk mund të organizojë zgjedhje në Kosovë dhe se Marrëveshja e Brukselit i ka dhënë fund përzierjes së Serbisë në punë e brendshme të Kosovës.
“Natyrisht se do të ketë zgjedhje. OSBE do t’i mbikëqyrë dhe çdo gjë do të kalojë në rregull”, ka thënë Drecun në TV B92.
Ai ka shtuar se zyrtarë në Kosovës vetëm mund të ndryshojnë terminologjinë, përkatësisht që zgjedhjet t’i quajnë mbledhje votash e vendet zgjedhore “do farë qendrash”.
“Këto zgjedhje do të jenë test për shqiptarët në Kosovë për t’u parë se sa janë të gatshëm për bashkëjetesë dhe sa vërtetë janë të përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin”, ka përfunduar Drecun.

Previous articleCana: Do martohem me Monikën
Next articleLëkundje të shpeshta tërmeti, në Durrës e Vlorë