Home LAJME Serbia kërkon ndarjet e gjykatave dhe prokurorive

Serbia kërkon ndarjet e gjykatave dhe prokurorive

Neni 10 i Marrëveshjes mbi Parimet që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve flet mbi integrimin dhe funksionimin e autoriteteve gjyqësore brenda kornizës ligjore të Kosovës.

Sipas marrëveshjes thuhet se Gjykata e Apelit do të formojë një panel të përbërë nga shumicë gjyqtarësh serb të Kosovës, që do të merren me të gjitha Komunat e Kosovës me shumicë serbe.

Gjithashtu, në marrëveshje është përcaktuar se një divizion i Gjykatës së Apelit, i përbërë si nga stafi administrativ, përfshirë edhe gjyqtarët, do ta ketë selinë përgjithmonë në veri të Mitrovicës.

Previous articleBeqiri: Zgjedhjet në qershor, ose iniciojmë mocion për rrëzimin e Qeverisë
Next articleOKB kërkon lirimin e vëzhguesve të OSBE-së