Home SPORT Serbisë i ‘djeg’ festivali i futbollit në “Adem Jashari”

Serbisë i ‘djeg’ festivali i futbollit në “Adem Jashari”

aaDuke aluduar se Kosova i ka thyer rregullat, Federata e Futbollit të Serbisë ka lëshuar një njoftim për shtyp ku ka kërkuar nga FIFA që ta anulojë vendimin për lejimin e miqësoreve ndërkombëtare për Kosovën.

“Ne sigurisht që kemi prova se lojtarët vendës kanë mbajtur në fanellë emblemën e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kjo normalisht që është e papritur për ne, duke marrë parasysh se drejtuesit e ndeshjes është dashur ta vërejnë këtë, në bazë të vendimit të marrë nga Komisioni për Çështje Urgjente të FIFA-s”, thuhet në njoftim.“Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Haitit po ashtu është përcjellë nga një vëzhgues special i FIFA-s, i cili nuk ka reaguar fare. Federata e Futbollit të Serbisë kërkon menjëherë nisjen e procedurës disiplinore ndaj të gjithë zyrtarëve të lojës”, shkruhet tutje aty.

“Përfundimisht, Federata e Futbollit të Serbisë kërkon nga Komisioni për Çështje Urgjente pranë FIFA-s që të anulojë vendimin e lejimit të miqësoreve për Përfaqësuesen e Kosovës”, përfundon Federata e Futbollit të Serbisë.

Previous articleIniesta: Mund të mposhtim Realin
Next articleGazetarët ndërkombëtarë të impresionuar me ndeshjen Kosovë- Haiti