Home SHOWBIZ Seriozisht e ke Alketa Vejsiu?

Seriozisht e ke Alketa Vejsiu?

 

1360591346-alketa_vajziuParaditen e sotme prezantuesja Alketa Vejsiu ka vendosur të ndajë me ndjekësit në intsagram konceptimin e saj për falenderimet e tepruara në “X Factor” të cilat janë ironizuar dhe përmendur shpesh në rrjetet sociale.

Gabimi i dytë i saj, pas falenderimeve, është fakti që krahason një spektakël si X Factor me evenimentin më të madh kinematografik sic është ndarja e cmimeve “Oscar”. Duke pritur mirëkuptimin e ndjekësve të saj ka mbetur pak keq kur pjesa më e madhe e komenteve nuk ishin në favor të saj. Alketa nuk e ka kuptuar ende që nëse përmendet emri i saj njerëzit imagjinojnë Vera Grabockën aq shumë falenderime ka Alketa për të në cdo spektakël.

Cmimet “Oscar” madje kanë edhe minuta të limituar përsa i përket falenderimeve, për Alketën koha nuk mjafton kurrë për ta bërë fals e të mërzitshëm programin që drejton. Nuk e mohon askush zotësinë e Verës apo aftësinë e Aketës në moderim por njerëzit duan të shohin thjeshtësi dhe jo superlativa për gjithkënd e gjithcka në cdo minutë të spektaklit.

Pas gjithë bujës mediatike apo humorit në rrjetet sociale, Alketa Vejsiu duhet të kish kuptuar tashmë se vërtet është në disfavor të saj ky reagim pa sens. Për më tepër ashtu sic i shkruajnë edhe në komente: Oscar’s janë një herë në vit, është evenimenti që mezi e pret gjithë bota dhe falenderohen emra të mëdhenj, nuk falenderohet cdo javë Vera Grabocka, tekniku i dritave apo edhe tekniku i lavatrices. Do të ishte më mirë sikur Alketa ta kish marrë me sportivitet dhe të mos kish reaguar rreth kësaj dhe kritikat ti shërbejnë për edicionin e ardhshëm. Ah dhe dikush ta lajmërojë që fjala “kundër” nuk shkruhet me “rr”.

Previous articleGold Ag: Jam Musliman jo terrorist
Next articleFlaka me projekt të ri muzikor