Home SPORT Sërish dominojnë keniasit, Maina i pari

Sërish dominojnë keniasit, Maina i pari

Gjysmëmaratona ndërkombëtare ‘Prishtina 2014’ edhe kësaj here ka shkuar në dominim të atletëve nga Kenia. Joel Maina ka arritur të shpallet kampion në konkurrencën e meshkujve, në triumfin e radhës të atletëve nga shteti afrikan.

Gjysmëmaratona e 14-të me radhë, ‘Prishtina 2014’, edhe njëherë ka shkuar në dominimin e atletëve nga Kenia.

Në një garë ku konkurrenca zhvillohej vetëm në mes të atletëve afrikanë, ishte Joel Maina ai i cili arriti t’i lë prapa bashkëvendësit e tij për ta fituar medaljen e artë.

Në 21 kilometrat e garës, Maina u tregua më i shpejti dhe më i qëndrueshme, duke fituar kësisoj shumën e 1200 eurove, të ndara si shpërblim për pozitën e parë.

Në pozitat dy dhe tre gjithashtu u renditën atletët nga Kenia.

Në anën tjetër, në konkurrencën e veteranëve, ishte Zijadin Kryeziu ai i cili sërish doli më i miri. Kryeziu la pas kolegët e tij veteranë duke fituar dhe njëherë epitetin e më të mirit.

Edhe te femrat më të mira dolën atletet e huaja, me atletën nga Rumania që doli e para, teksa pozita e dytë shkoi për atletën nga Kenia.

Federata e Atletikës është ende në përpunim të rezultateve, të cilët shumë shpejtë pritet edhe t’i publikojë.

Previous articleSi na e shkurton jetën kompjuteri dhe pajisjet elektronike?
Next articleGecët: Isa Mustafa injoroi 10 mijë nënshkrimet