Home LAJME Sërish kolona të gjata në Merdare

Sërish kolona të gjata në Merdare

Policia e Kosovës njofton se në pikë kalimin kufitar në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë janë krijuar kolona të gjata dhe pritjet e udhëtarëve zgjasin deri në një orë.Pikëkalimi kufitar ndërmjet Kosovës me Serbinë, Merdar është bllokuar nga kolonat e shumta të automjeteve të qytetarëve që kanë marrë rrugë për në vendet e tyre.Festa e pashkëve i ka gjetur shumë shtetas kosovarë në kufirin e Merdarës.
Ndonëse ata zgjodhën vikendin për ti kaluar festat, tash duhet të qëndrojnë në radhët e gjata të kolonës që është krijuar në dalje të Kosovës për tu kthyer në shtëpitë e tyre.Raportohet se kolona është e gjatë deri në një kilometër.

Previous articleAgim Veliu: LDK-ja nuk e ka “kap shtetin”, por që atë e ka fituar me vota të popullit.
Next articleJahjaga: Vonesa në krijimin e institucioneve ka shtyre liberalizimin e vizave