Home SHOWBIZ Seven Saraqi, shëndoshë e mirë

Seven Saraqi, shëndoshë e mirë

seven-saraqi-sh-euml-ndosh-euml-e-mir-euml_hdKëngëtari i mirënjohur shqiptar, Seven Saraqi, është shëndoshë e mirë, pas incidentit të ndodhur një prej mbrëjmeve të kaluara në klubin e natës në kryeqytet, 13 Rooftop.

Mediat e ndryshme shqiptare kanë raportuar se ishte një femër ajo që ishte aryeja pse Seven Saraqi është rrahur nga një person në 13 Rooftop.

Sidoqoftë, burimet e Telegrafit mësojnë se ai është rrahur nga hiç më pak se pesë persona në dalje të ashensorit të klubit në fjalë, ku edhe ka ndodhur incidenti.

Si do që të jetë, megalomania e mediave vazhdoi, edhe pse Seven Saraqi është plotësisht mirë dhe nuk ka asgjë. Incidenti sipas burimeve të tona nuk ka ndodhur për shkak se këngëtari ngacmoi një prej femrave në impiant, por krejtësisht për arsye tjera.

Telegrafi ka kontaktuar Sevenin dhe ai ka treguar senë ditët në vijim do të dalë me një deklaratë publike për media.

Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë me një prej këngëtarëve më të talentuar shqiptarë, i cili ka sipmati të madhe në vendin tonë, sidomos nga femrat.

Previous articleNjë nga futbollistët më të pafat
Next articleStërvitja mizore e policëve tajlandezë