Home SHOWBIZ Shakira do të tundet për Acitivia

Shakira do të tundet për Acitivia

Shakira do të tundë vithet dhe belin e saj në një reklamë të re për markën e jogurtëve probiotike, Activia.

Krijuesja e hitit “Hips Don’t Lie”, e cila është e njohur për vallëzimin e saj seksi, është bashkuar me drejtuesit e Dannon Company për të udhëhequr kampanjën “Dare to Feel Good”, e cila mban sloganin “Feeling Good Starts from the Inside” (Të ndjerit mirë fillon nga brendia).

“Kjo kampanjë e re demonstron lidhjen në mes të asaj se si ju ndjeheni kur sistemi juaj tretës punon mirë dhe të mirëqenies së përgjithshme”.

“Si asnjë tjetër në botë, performanca e Shakiras ilustron se si të ndjehesh mirë nga brenda mund t’u ndihmojë juve të ndjeheni mrekullueshëm në përgjithësi”, ka thënë Jeffrey Rothman, nga kompania.

Reklama e re e Activia shfaq këngëtaren duke vallëzuar me këngën e saj “Dare (La La La)”. Aktorja Jamie Lee Curtis po ashtu është fytyrë e markës Activia.

Previous articlePutin nënshkruan ligjet për aneksimin e Krimesë nga Rusia
Next article“Aeroplan” e Arilenës, kushtoi 30 mijë euro