Vëllai dhe menaxheri i Xherdan Shaqirit, ka thënë se vëllai i tij nuk është i kënaqur te skuadra Bavareze, dhe se gjatë veres ka mundësi të largohet nga ky klub.
Erdin Shaqiri, vëllai dhe menaxheri i futbollistit të Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri tha se nuk janë të kënaqur që futbollisti nga Zhegra nuk është duke luajtur rregullisht te skuadra bavareze.
“Xherdani është 22 vjeçar. Në këtë moshë ai duhet të luaj rregullisht, ndërsa këtë nuk po e bën momentalisht”, tha Erdini për gazetën zvicerane, Blick.
Ai tha se janë duke pritur si do të rrjedhin gjërat deri në verë. “Do të presim deri në verë. Pastaj kur klubet si Liverpool, Manchester United, Inter Milan dhe top skuadra tjera të vijnë ne do t’i dëgjojmë”.
Erdini megjithatë pranon se Bayern Munich është prioritet për ata. “Bayerni ende mbetet pika jonë e parë e kontratës, para se të flasim me klube tjera”, tha ai. Shaqiri ka kontartë me Munichun deri më 2016.