Yll në fushën e lojës, por së shpejti dhe yll në botën e televizionit. Bëhet fjalë për Xherdan Shaqirin, i cili është bërë pjesë e stafit të televizionit zviceran të të rinjve, Joiz, që e kanë përfshirë mesfushorin e Bajernit të Mynihut, në listën e pagave të tyre për dy vitet e ardhshme.
Dhe meqënëse tashmë do të jetë pjesë e Joiz, futbollisti ka vizituar madje dhe studiot e televizionit, ku gjatë xhirimit të spotit të titulluar: “Xherdan Shaqiri, lojtari i ri i ekipit Joiz” ka krijuar jo pak telashe për kolegët e tij duke thyer me top “gjëra të vogla”, si një kamera dhe disa pjesë të skenografisë.
Gjithsesi meqënëse ishte vizita e tij e parë në televizion, kolegët e rinj e kanë kaluar me një të qeshur, por nga viti i ardhshëm kur ai të nisë dhe një show personal në këtë televizion, me siguri të tilla incidente nuk do t’i tolerohen më dhe në zarfin e pagës mund t’i mbahet dhe shuma e nevojshme për riparimin e dëmeve të shkaktuar prej tij.