Home SHËNDETËSI SHBA ka zbuluar armën finale kundër HIV/AIDS

SHBA ka zbuluar armën finale kundër HIV/AIDS

Terapia definitive kundër HIV/AIDS mund të jetë aktualisht ekzistente nëpër farmaci. Immunosurpresorët, medikamentët që përdoren për të parandalimin e refuzimit nga ana e trupit e një organi pas një trasplanti, mund të kontribuojnë në eliminimin e virusit në pacientët e prekur nga sida.

Këtë e pohon një studim i Universitetit të Kalifornisë në SHBA, ku aktualisht kanë nisur edhe testet klinike. Në të ardhmen këto medikamente mund të përdoren për të zhdukur njëherë e përgjithmonë virusin që gjendet tek pacientët që kurohen me antiretrovialë. Megjithatë, do të duhen studime të mëtejshme për të konfirmuar këtë mundësi.

Sot, të prekurit nga Sida duhet të marrin antiretrovialë për të mbajtur virusin nën kontroll. Por HIV mbetet gjithsesi në trupin e pacientit. Ndaj pacienti nuk mund të heqë dorë asnjëherë prej tyre.

Gjatë viteve të fundit komunitetit shkencor dhe kërkimor ka qenë në mënyrë konstante në kërkim të alternativave që do të bëjnë të mundur eliminimin njëherë dhe përgjithmonë të kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.

Ekspertët kanë studiuar veprimin anti-HIV të medikamenteve anti-refuzimit që përdoren pas një trasplanti mbi 91 pacientë të prekur nga Sida që kishin kryer trasplantin e një veshke të re, shkruan noa.al. Nga ky vëzhgim doli se, sidomos një nga ilaçet më të përdorura siç është sirolimus, ka një veprim anti-HIV që kontribuon në mbajtjen sa më të ulur përqendrimit e qelizave të infektuara në trupin e pacientit.

Eksperimenti për testimin e sirolimus-it kundër HIV në trupin e njeriut ka nisur tashmë dhe po financohet nga institutet shëndetësore publike amerikane.

Previous articleStandard Liege do të sprovojë tre futbollistë të Prishtinës
Next articleMaskë flokësh prej jogurti