Një grua në Utah të Shteteve të Bashkuara është akuzuar për vrasjen e 6 fëmijëve të mitur të saj, pasi trupat e tyre u gjetën në disa kuti mbeturinash në shtëpinë e saj të mëparshme.
Megan Huntsman, 39 vjeç, i solli në jetë fëmijët mes viteve 1996 dhe 2006. Megjithatë, shtatë trupa u gjetën nga policia në shtëpinë e gruas, në lokalitetin Plisant Grov dhe ende nuk dihet përse ajo ka deklaruar vetëm për gjashtë fëmijë.
Bashkëshorti i saj, i çuditur, zbuloi trupin e parë në garazh para se të lajmëronte autoritetet. Për momentin ai nuk është i akuzuar. Ndërsa Megan Huntsman u akuzua për gjashtë vrasje dhe ndodhet në burgun e Jutahut që prej së dielës.
Darren West, i cili ka qenë në burg deri para pak kohësh për akuza të lidhura me trafikun e drogës, besohet të ketë qenë partneri i gruas kur fëmijët kanë ardhur në jetë.
“Ne nuk besojmë se ai kishte dijeni për situatën”, deklaroi zëdhënësi i policisë lokale, Michael Roberts. Kur u pyet nga mediat se si kishte mundësi që ai të mos dinte se e shoqja kishte lindur 7 fëmijë, ai u përgjigj: “Kjo është pyetja 1-milion dollarëshe”.
Oficerët e policisë u tronditën gjithnjë e më shumë teksa gjenin një fëmijë në çdo kuti, tha zëdhënësi, për të shtuar se trupat janë dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.
Kampione të ADN-së janë marrë nga Megan Huntsman dhe i shoqi dhe do të përdoren për të konfirmuar identitetin e prindërve të viktimave.