Home LAJME Shënohet 15 vjetori i dëshmorëve të Prishtinës

Shënohet 15 vjetori i dëshmorëve të Prishtinës

Me rastin e 15 vjetorit të dëshmorëve të Prishtinës, shoqatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, organizojnë “Ditët e Krenarisë”, në shenjë nderimi.

Me këtë rast kryeministri Hashim Thaçi, subjektet politike dhe personalitete të ndryshme do të bëjnë homazhe në varrezat e Dëshmorëve, në lagjen Velania si dhe tek shtatorja e dëshmorit Zahir Pajaziti.

Ndërkohë që në orën 18:00 do të mbahet Akademia përkujtimore për dëshmorët në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë. Homazhe do të bëhen edhe tek varrezat e dëshmorëve të fshatrave të komunës së Prishtinës. Për nder të të rënëve do të zhvillohen aktivitet deri më datën 24 prill.

Previous articleSHBA: Kujdes qytetarë amerikanë gjatë festave në Kosovë
Next articleKthimi i pedagogëve në shkolla më se i nevojshëm