Home SPORT Shënon Mehmedi, fitore e artë për Freiburgun

Shënon Mehmedi, fitore e artë për Freiburgun

Admir Mehmedi ka shënuar gol në fitoren e Freiburgut ndaj Werder Bremenit me rezultat 3:1. Këto janë tre pikë të arta për skuadrën e sulmuesit shqiptarë që po lufton për mbijetesë në Bundesligë.
Skuadra e Freiburgut ka shënuar një fitore të rëndësishme në garë për mbijetesë në Bundesligë. Skuadra ku luan Admir Mehmedi e ka mposhtur Werder Bremenin me rezultat 3:1.

Pikërisht sulmuesi shqiptarë e ka realizuar golin e tretë për Freiburgun në minutën e 59-të. Kurse dy golat t tjerë për këtë ekipi i kanë realizuar Julian Schuster (15) dhe Felix Klaus.

Me këtë fitore Freiburg ka tubuar 25 pikë, derisa i është larguar zonën së rrezikshme. Ekipi i Mehmedit tani renditet në vendin e 14-të në renditjen tabelore.

Previous articleEl Clasico e fundit për Valdesin
Next articleNdërkombëtarët kushtëzojnë datën e zgjedhjeve