Shih çka iu bënë droga (Foto)

Në ueb-faqen “Rehabs.com” janë shfaqur disa fotografi shokuese të përdoruesve të drogës në mënyrë që njerëzit të jenë më të informuar me ndikimin e substancave narkotike.

Në këto fotografi dhe video shfaqen përdorues të substancave narkotike, siç janë kokaina dhe heroina.

Kampanja u realizua me ndihmën e udhëheqësve të ueb-faqes Rehabs.com, njëherësh edhe udhëheqës të kampanjës shumë të suksesshme “Faces of Meth”, e cila u realizua në vitin 2012 dhe shfaqi pamje të shkatërruese nga varësia e drogës. Siç edhe mund të shihet në ato pamje, përdorimi i drogës shkatërron shëndetin dhe pamjen e shfrytëzuesve.

Gjatë një studimi të vitit 2012 u zbulua se 4.5 milionë amerikanë ishin të varur nga drogat e palejuara dhe shumë të tjerë kishin përdorur substanca narkotike të paligjshme një muaj para hulumtimit.

Ueb-faqja Rehabs.com ka dashur ta rrisë ndërgjegjësimin e njerëzve sa i përket rreziqeve që mund t’u kanosen njerëzit si pasojë e përdorimit të drogës.

“Përdorimi i këtyre substancave të rrezikshme narkotike shpien njerëzit drejt varësisë”, shkruan ata.