Home LAJME Shkencëtarët kosovarë të Gjimnazit ‘Hasan Nahi’, të tretë në botë

Shkencëtarët kosovarë të Gjimnazit ‘Hasan Nahi’, të tretë në botë

​Nxënësit e Gjimnazit Hasan Nahi, Lendrit Januzaj dhe Endrit Himaj janë dy “shkencëtarët” kosovarë që kanë marrë medaljen bronze (çmimin e tretë) në Olimpiadën Ndërkombëtare “I SWEEP-2014”, në fushën e projekteve mjedisore për energji të qëndrueshme.

Kjo olimpiadë u organizua në datat 30 Prill-5 Maj në Hjuston, Teksas, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kanceri në paratë e letrës. Zbulimi, përmasat dhe kontrolli i Aflatoksinës”, ishte projekti i nxënësve kosovarë që u renditën të tretë ndër 385 projekte pjesëmarrëse nga 66 vende të ndryshme të Botës dhe 44 shteteve të Amerikës.

Qëllimi i këtij punimi ishte konstatimi i prezencës së Aflatoxinës në paratë e letrës, si dhe sygjerimi i zgjidhjeve të mundshme. Aflatoksina njihet si një ndër substancat më kancerogjene, që shkaktojnë kancerin e mëlqisë.

Pavarësisht moshës fare të re, ata kanë shkëlqyer duke lënë të habitur jurinë me aftësitë e tyre në përgatitjen dhe zhvillimin e projektit. Ju dëshirojmë atyre dhe shkollës edhe shumë suksese të tilla në të ardhmen. M shkencën bashkëkohore le ta ngrisim emrin e Kosovës kudo në Botë!

Previous articleVetëm 6% e rrugëve të Kosovë të paasfaltuara
Next articleDafina shëtit qenin e saj neper Prishtinë (Foto)