Zerina Derveni figuron në listën e 20 vajzave më të bukura të Universit
Zerina Derveni, 24 vjeçe, e lindur ne Shkodër te Shqipërisë, e rritur në Gjermani dhe në Kanada ka konkurruar për mis në “Miss Universe 2014”
Shqiptarja ka dhënë një intervistë ku zbulon një pjesë të jetës së saj dhe disa të dhëna shumë interesante.
Bukuroshja me origjinë nha Shqipëria tregon se edhe pse është rritur mes Shqipërisë, Kanadasë dhe Gjermanisë ka lidhje të forta me origjinën dhe vendin e saj të lindjes, shkruan në faqen e Miss Universe.
Ajo rrëfen se është shkodrane dhe se nuk do ta mohojë kurrë origjinën e saj edhe pse është rritur mes tri vendeve të ndryshme.
Ajo inkurajon të rinjtë që të ndjekin ëndrrat e tyre.
Derveni ka diplomuar në drejtësi dhe sociologji ndërsa është duke përgatitur magjistraturën në fushën e Bisnesit dhe Menaxhmentit.
Zerina ka pasion udhëtimet dhe ka udhëtuar nëpër të gjithë botën.
Zerina çmon shumë kohën që kalon me familjen e saj dhe shoqërinë dhe po ashtu adhuron bukurinë e natyrës.