Home Kuriozitete Shkon në burg se nuk duronte dot gruan në shtëpi

Shkon në burg se nuk duronte dot gruan në shtëpi

“Më mirë në burg, sesa në shtëpi me gruan”. Kështu është shprehur një i dënuar me arrest shtëpie në Francë, i cili ka thyer byzylykun elektronik që shërben për të treguar se në çfarë vendi ndodhet i dënuar dhe u vetë-dorëzua në polici.

50-vjeçari Philippe Brongniart ka deklaruar se nuk e duronte dot situatën e krijuar në shtëpi, ndaj më mirë parapëlqente që të rrinte në burg sesa të qëndronte në shtëpi me gruan dhe të duronte këtë të fundit.

Brongniart kohë më parë ishte drejtuesi i përgjithshëm i një grupi të madh restauruesish. Pas ndarjes nga gruaja e parë ai u bë alkoolist dhe në 2013-ën kreu disa vepra penale, për të cilat u dënua me burg, por më pas gjykata vendosi që ta linte në “arrest shtëpie”.

50-vjeçari u martua sërish, por si duket as me gruan e dytë nuk gjeti qetësi, pasi kishte konflikte të përditshme. Kjo situatë e çoi Brongniart-un që të merrte vendimin që të shkonte dhe ta kalonte jetën më mirë në burg sesa të qëndronte në shtëpi me gruan.

Kërkesa e tij për t’u kthyer në burg nuk është pranuar dhe tashmë pritet që gjykata të japë verdiktin përfundimtar.

Ndaj, meshkuj pyeteni mendjen mirë para se të martoheni, se mund të përfundoni në burg nga gruaja…!

Previous articleMbi 100 mijë euro për një javë
Next articleBMW feston 30-vjetorin e M5