Home LAJME Shkup: Rrahje mes nxënësve shqiptarë dhe maqedonas

Shkup: Rrahje mes nxënësve shqiptarë dhe maqedonas

Një grup nxënësish nga shkolla PTT “Vllado Tasevski” në Shkup janë sulmuar nga një grup nxënësish nga shkolla e mesme kimike “Marija Kiri Skladovska” që janë afër njëra tjetrës.

Sipas medieve atje bëhet fjalë për një incident midis të rinjve shqiptarë dhe maqedonas.
Dy nxënës kanë përfunduar me plagë më të rënda dhe janë dërguar në klinikën e Shkupit. Policia theksoi se në këtë incident që ka ndodhur në bulevardin “Brigada e tretë maqedonase”, kanë marrë pjesë disa nxënës, 14 prej të cilëve janë zbuluar dhe se ndaj tyre pritet të ngriten kallëzime penale.

Previous articleMeta i kërkon njohjen e Kosovës ambasadorit të Mongolisë
Next articlePutin si Sadam Hussein?