Home LAJME Shoqëria civile: Kryeparlamentar, gabove rënd kur fole për martesat e gjinisë së...

Shoqëria civile: Kryeparlamentar, gabove rënd kur fole për martesat e gjinisë së njëjtë!

Organizatat për të drejtat e njeriut kanë reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili patë thënë se martesat mes gjinisë së njëjtë janë e keqja e demokracisë. Këto organizata thonë se ai që do të duhet ta mbrojë Kushtetutën e Kosovës, ka gabuar rëndë.

Qendra për zhvillimin e grupeve shoqërore – CSGD; Qendra për barazi dhe liri të komunitetit LGBT në Kosovë – CEL; dhe Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut në Kosovë, nëpërmjet një komunikate thonë se kjo deklaratë është tërësisht e papërshtatshme nga një figurë publike kaq e rëndësishme, roli i të cilit është t’i shërbejë Kushtetutës së Kosovës.

“Për më tepër, disa nga kombet më demokratike në Evropë prijnë në njohjen e martesës mes gjinisë së njëjtë dhe Kushtetuta e Kosovës i merr shumë parasysh këto standarde në zhvillim. Prandaj, si mbrojtës të të drejtave të njeriut, organizatat i kanë shkruar Kryeparlamentarit duke ia sqaruar se ai ka gabuar rëndë duke shprehur pikëpamjet e tij në këtë mënyrë dhe në këtë çështje kaq të ndjeshme. Mund të jetë që brenda përbrenda kontekstit të karrierës së tij politike ta sheh këtë si një moment të rëndësishëm për t’i ndarë pikëpamjet e tij me publikun, duke marr parasysh pozitën e tij, me këtë deklarim ai është plotësisht gabim dhe gjithashtu do të ishte gabim i çdo politikani të flasë në këtë nivel”, thuhet në komunikatë. /

Previous articleMauricio Salustro punësohet në Beograd
Next articleTribunali si SITF-i