Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se ka urdhëruar që të largohen edhe automjetet për bartjen e kufomave, që qëndronin para Qendrës Klinike Universitare.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Ahmeti, ka shkruar se Komuna i ka njoftuar kompanitë e transportit mortor se nuk do të mund të qëndrojnë të parkuara para QKUK-së.
“Këto ditë kam dhënë instruksione edhe te inspekcioni, por do të njoftojë edhe policinë e trafikut për moslejimin e parkimit të këtyre kompanive. Kjo ka shkaktuar shqetësim tek shumë qytetarë”, ka shkruar kryetari Ahmeti në facebook.