Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes rrjetit social Facebook ka reaguar ndaj lajmeve të cilat kanë dal në media se ndaj të parit të kryeqytetit është planifikuar një atentat.
Ai ka thënë se do të vazhdojë të punojë deri në bërjen e shtetit.
“Mos ta kenë as dyshimin më të vogël se ne mund të kemi edhe hezitimin më të vogël”, ka shkruar Ahmeti.
Ndryshe, një javë më parë Policia ishte informuar nga një qytetar se ka dëgjuar bisedën mes disa burrash në një lokal në Prishtinë, ku flitej për dhënien e një shume parash për vrasjen e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, si dhe për blerjen e armëve. /Telegrafi/