Home LAJME Shpërndahet Parlamenti, pa e krijuar FAK’un dhe pa i votuar vendet e...

Shpërndahet Parlamenti, pa e krijuar FAK’un dhe pa i votuar vendet e rezervuara për minoritetet?

Liderët politikë duket se nuk kanë arritur marrëveshje në Presidencë dhe tashmë në tavolinë ka ngelur vetëm një opsion; shpërndarja e Parlamentit dhe shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme. Por aktualisht s’ka kuorum të mjaftueshëm për shpërndarje të Parlamentit. Në sallë janë vetëm 75 deputetë.

Burime të Gazetës Express thonë se në pamundësi të arritjes së kompromisit, Parlamenti nuk do të votojë sot – ashtu siç pritej – për shndërrimin e FSK’së në FAK dhe për vendet e rezervuara për minoritetet.

“Këto çështje do t’i lihet legjislaturës së ardhshme. Sot, sipas gjitha gjasave, shpërndahet Parlamenti”, ka thënëburimi i gazetës.

Ndërkohë, tash ka filluar mbledhja e Parlamentit.

Previous articleDacic: Ende larg normalizimit me Kosovën
Next articleSoriano: Barca ka nevojë për trajner me karakter të fortë