Home Kuriozitete Shpërthen akuariumi gjigant në “Walt Disney World”

Shpërthen akuariumi gjigant në “Walt Disney World” [foto]

Darkuesit në një restorant në Florida patën një befasi peshku kur një akuarium i madh shpërtheu duke mbushur sallën përplot ujë.

“T-Rex Café” në kompleksin argëtues “Downtown Disney” në “Walt Disney World” u shndërrua nga një ambient familjar në kaos pasi që uji që doli nga akuariumi detyroi punëtorët të dalin me rrjete dhe me enë tjera në tentim për të shpëtuar peshqit e akuariumit.

Derisa punëtorët po shpëtonin peshqit, prindërit u larguan me fëmijët e tmerruar me ndodhinë.

“Kishte ujë gjithandej”, thotë darkuesja Katie Wallace. “E gjithë ajo pjesa ku ishim ne u vërshua nga uji dhe peshqit”.

Ndërkaq, Wallace ishin në mesin e shumë konsumatorëve e cila ia doli të shkrepte disa fotografi të këtij incidenti tronditës.

Wallaca thotë se punëtorët aty me gjasë ia dolën t’i shpëtonin të gjitha ato krijesa të gjora që dolën nga akuariumi.

Previous articleMilani mendon të shesë Balotellin te Monaco
Next articleÇështja e punëtorëve të Fabrikës së Tubave përplas Kuvendin me Qeverinë