Ish-Ministri në Qeverinë AAK-LDK, Astrit Haraqija duket se i ka ndjekur me kujdes seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, ku deputeti i AAK’së, Burim Ramdani ka folur për krim, korrupsion dhe keqqeverisje.
Haraqija, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka ironizuar me deklarimet e Ramadanit, duke qeshur me konstatimet se kjo Qeveri është e korruptuar.
Sipas tij, AAK vetëm në Gjakovë nuk dihet se ku i kanë lënë pesë milionë euro e në Prishtinë Burim Ramadani po flet për korrupsion.
“Veç në Gjakovë nuk dihet ku i kanë qu 5 milionë e Burim Ramadani pe fol për tenderomani e korrupsion hahahahha”, ka shkruar Astrit Haraqija.