Home LAJME Shpëton vozitësi, të cilit iu ngul në bark dega 6 metra e...

Shpëton vozitësi, të cilit iu ngul në bark dega 6 metra e gjatë

Askush nuk ka mundur të besojë se vozitësi 41 vjeçar i kamionit, kinezi Li, do të shpëtonte pas aksidentit të pësuar, kur një degë druri e gjatë gjashtë metra i kishte depërtuar nëpër bark, duke e gozhduar për ulësen e kamionit.

Mjekët ishin të bindur se Li nuk do të shpëtonte, por ka ndodhur mrekullia dhe vozitësi kinez e ka mbijetuar aksidentin

Mjekëve nga provinca Henan iu është dashur katër orë e gjysmë që t’ia heqin nga barku vozitësit kinez degën e cila ishte e gjerë 10 cm.

Li e kishte goditur nga mbrapa një kamion që po transportonte degë drurësh, kurse policia sapo kishte arritur në vend të ngjarjes i është dashur ta çmontojë ulësen në të cilën ishte gozhduar vozitësi, transmeton Telegrafi.

Vozitësi ka pësuar lëndime të rënda të organeve të brendshme, por gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Previous articleNëna e Diana Kastratit të vrarë: Presidente gabove rëndë
Next articleSHBA, një nënë akuzohet për vrasjen e 6 fëmijëve të saj