Home SPORT Shqipëria e treta

Shqipëria e treta

Humbja e Shqipërisë tani e vë kombëtaren kuqezi në pozitën e tretë në grupin I. Portugalia me këtë fitore është e para me 15 pikë dhe gjindet pranë kualifikimit në Kampionatin Evropian.

Në pozitën e dytë tani është Danimarka me 12 pikë, ndërsa Shqipëria është e treta me 11 pikë. Gëzon fakti se Shqipëria ka një ndeshje më pak se Danimarka dhe se ka gjasa më të mëdha për kualifikim.

Këto janë skenarët se si mund të kualifikohet Kombëtarja shqiptare në Euro 2016

Shqipëria ka pësuar humbjen e parë në Grupin I kualifikues për Euro 2016, por ende ka gjasa të mëdha për të siguruar kualifikimin historik.

Në këtë grup teksa kanë mbetur edhe dy xhiro për Shqipërinë, prin Portugalia me 15 pikë. Danimarka ka 12, ndërsa Shqipëria ka 11.

Danimarka ka një takim më shumë të zhvilluar se portugezët dhe shqiptarët. Në takimin e ardhshëm dhe të fundit për të, ajo udhëton si mysafire e Portugalisë, ndërsa Shqipëria pret Serbinë dhe më pas udhëton te Armenia.

Nëse Danimarka mposht Portugezët, gjërat do të komplikoheshin për Shqipërinë, pasi do t’i duheshin dy fitore nga dy ndeshjet e mbetura.

Por, nëse Danimarka humb në Portugali, Shqipërisë i mjaftojnë dy pikë nga dy ndeshjet për t’u kualifikuar tutje. Nëse Danimarka dhe Portugalia barazojnë në xhiron e ardhshme, Shqipërisë i duhet një fitore nga dy ndeshjet për të hyrë në histori.

Previous articleShqipëri – Portugali, sonte mund të vendoset gjithçka
Next articleIsh-presidentja e Finlandës sot në Kosovë